Bajerni i Mynihut zyrtarizoi përpara pak ditësh blerjen më të fundit, gjermanin Leon Goretzka. Por, lojtari luajti dje me ekipin aktual, Shalke, dhe duket se tifozët e kësaj skuadre nuk e kanë pritur shumë mirë transferimin e tij te rivalët e Bajernit.

Tifozët ia bënë të qarta mendimet për të duke shfaqur një banderolë gjigande gjatë nxehmjes së ekipit duke i treguar atij vendin. Në banderolë shkruhej, “As paratë dhe as trofetë nuk janë më të rëndësishme se klubi ynë, ata që nuk e kuptojnë këtë gjë mund të zhduken që këtej menjëherë”.

Edhe pse në një atmosferë të tillë, lojtari nuk reagoi fare dhe luajti normalisht duke e filluar nga formacioni.Gjithsesi ai u shfaq mjaft i mërzitur, kur u zëvendësua në minutën e 63-të të lojës.