Duhet të gjendet kompromis për sheshin "Veliera". I këtij mendimi është gazetari i njohur në Durrës e jo vetëm, Gjergj Thanasi.
Në një prononcim për "DurrësLajm", Thanasi nënvizon se investimi që është kryer deri tani është bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe të gjitha palët duhet të ulen për të gjetur kompromisin.
Ashtu siç ka mbetur është një varrezë e hapur, por ndryshimi i projektit do të bënte të mundur finalizmin e Velierës tha Thanasi.
Ndjekim opinionin e tij.
K.H.





