Pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në gjimnazin "Eqerem Çabej" ku një nxënëse e klasës së 10-të u plagos me thikë, dalin të tjera detaje.

Mësohet se sherri mes dy nxënësve ka nisur gjatë orës së Informatikës. Ndonëse mësuesja e lëndës e ka pasur të pamundur të ndërhyjë për të ndarë Franko Rrapin dhe djalin që më pas nxori thikën, ka qenë shoqja e klasës ajo që ka tentuar t’i ndajë, e pikërisht gjatë asaj kohe është qëlluar aksidentalisht.

I riu pas këtij akti të rëndë ka kërcënuar mësuesen e rojën e shkollës dhe është larguar me shpejtësi. Pas atij momenti nxënësja e klasës së 10-të u shoqërua në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa në shkollë vijon normalisht mësimi.

Aktualisht mësohet se dy djemtë të shoqëruar nga prindërit dhe psikologia e shkollës po pyeten në polici për ngjarjen. /BalkanWeb