Mbrojtësi Arsen Sykaj nuk do të jetë më pjesë e Teutës. 27-vjeçari nga Shkodra ka prishur kontratën me ekipin durrsak, duke qenë kështu një lojtar i lirë.
Futbollisti iu bashkua Teutës në fillim të sezonit nga ekipi i Sopotit, ndërsa mos gjetja e hapësirave të shumta në formacion ka bërë që ai të largohet. Në total Sykaj u aktivizua 16 ndeshje me fanellën e Teutës, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë, Kastriotit dhe Besëlidhjes.





