Një krim pasioni tronditi kryeqytetin këtë të diel, ku një 23 vjeçar qëlloi me armë zjarri dhe e la të vdekur vajzën që dashuronte, 21 vjeçë. Ngjarja ndodhi pak para ores 15:00 pranë Fakultetit të Mjekësisë. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Description: http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=390&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsi-nisi-njohja-e-dy-te-rinjve-qe-perfundoi-sot-ne-vrasje-djali-i-kerkoi-doren-edhe-ne-shtepi-por-familja-dhe-vajza%2F&cb=7213ea71e8Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Fierit, dhe të dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’.

Mësohet se që prej kohës së gjimnazit, djali kishte ndjerë për vajzën të cilën e kishte ndjekur edhe në Tiranë. Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte kthyer i bezdisshëm.

Djali madje i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzës por familja e saj nuk ka qënë dakord dhe i kanë kërkuar të heqë dorë nga kjo kërkesë. Edhe vajza e ka refuzuar në vijimësi, por i riu nuk ishte bindur për këtë gjë, raporton korrespondentja e Panorama, Majlinda Rama.

Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik, e së fundmi kishte nisur edhe punë si infermier, ndërsa vajza ishte studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe jetonte në shtëpi me qera.

Të dy të rinjtë kanë qenë nxënës shumë të mirë në shkollë.