Edmond Çela, shefi i Hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është pezulluar nga detyra. Pezullimi i tij nga SHÇBA vjen një ditë pasi autoritetet greke, zbuluan 2 kilogramë heroinë të fshehur në një autobus në pronësi të Çelës.
Mjeti ishte nisur nga Korça dhe kishte si destinacion Selanikun. Lënda narkotike u bllokua sapo autobusi kaloi kufirin shqiptar. 2 kilogramët e heroinës ishin fshehur në tualetin e autobusit.
Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Pjesë e hetimit do të jetë edhe Çela





