Emanuel Eboue nuk është futbollisti i vetëm që përjeton një histori të vështirë pas lënies së futbollit. Tashmë, në media është bërë publik lajmi i Uilson Orumas, ish-futbollisti nigerian që më parë ka luajtur edhe për Marsejën.
Ai ka rënë në depresion, pas një mashtrimi që i është bërë, nga persona të cilët hiqeshin se kishin një kompani nafte. Vlera e mashtrimit kap shifrat 2.5 milionë euro. Më pas gjendja e tij mendore është rënduar, saqë sillej edhe si endacak nëpër rrugët e qytetit.
Tashmë, siç njoftojnë edhe vetë familjarët e tij, Oruma po kurohet në Lagos, dhe gjendja duket se po shkon drejt përmirësimit. Më parë, ai ka luajtur me ekipe si Lens, Samsunspor, Sosho apo Arsejë.
Gjithashtu, edhe ish-shokët e ekipit po planifikojnë të organizojnë një ndeshje miqësore për të grumbulluar para për ish-mesfushorin.





