Një operacion antidrogë i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e 800 kg marijuanë në Bari, si dhe janë arrestuar tre trafikantë, dy prej të cilëve shqiptarë, kurse i treti italian.

Mediet italianë shkruajnë se së bashku me sasinë narkotike, janë sekuestruar edhe 32 mijë euro, një pistoletë, dy kamionë dhe dy automjete, ndërsa emrat e të arrestuarve s’i kanë bërë publikë ende.

Trafikantët u arrestuan në flagrancë në momentin kur po shkëmbenin hashashin me paratë. Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike është transportuar nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë Jugore.

Hetuesit italianë kishin marrë informacione për këtë rast të trafikut të marijuanës dhe organizuan operacionin për të arrestuar në flagrancë trafikantët. Hetimet vijojnë për të indentifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.