Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e qytetit të Vicenzës të Italisë, në rrugën IV Nëntori.
Saimir Gripshi, ishte në bordin e një “Mercedes”-i me targa shqiptare së bashku me të dashurën e tij dhe një person tjetër.
Në bazë të kontrolleve, doli se ai kishte kryer tri vite burg në Montorio Veronese. Në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u dëbua nga Italia duke u dërguar në Shqipëri ku u ndalua të kthehej në Itali për pesë vjet. Shqiptari ishte dënuar për vrasjen e Benard Kozaria në Rettorgole di Caldogno të Italisë më 13 tetor 2007, kur u përfshinë gjashtë shqiptarë.
Gjithë grupi u dënua me 70 vjet burg, ndërsa Saimir Gripshi u dënua vetëm me tre vite burg pasi favorizoi arratisjen e vrasësit në kërkim Bledar Shallufi.
Saimiri Gripshi u arrestua përsëri dhe u dërgua në Shqipëri me avionin e parë duke ndaluar hyrjen e tij në territorin italian.





