Nuk kanë qënë të pakta thirrjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj Kongresit Amerikan për mbylljen e lotarisë, e cila iu jep mundësi mijëra njerëzve nga vende të ndryshme të botës, për të prekur tokën e ëndrrave.
Përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, Presidenti Donald Trump, teksa i është rikthyer sërish qëndrimit të tij kundër lotarive, ka shkruar se nuk do të ketë më të tilla.
"Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën. Jo me Lotari, Amerika e para."





