“Furtunë” në komisariatin e Rinasit. Shkarkohen nga detyra 15 punonjës, nga të cilët 9 kontrollorë dhe 6 ndihmës specialistë. Largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë, ndërsa disa prej tyre janë transferuar në pozicione të tjera.
Shkarkimet janë bërë me urdhër të Aida Hajnajt, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.
Mësohet se në vend të tyre janë emëruar oficerë të rinj të cilët janë përzgjedhur me kujdes me qëllim garantimin e një prezantimi sa më dinjitoz të policisë në pikën hyrëse kufitare të Shqipërisë në aeroport.
Mësohet se ky është hapi i parë i një rifreskimi total që pritet të prekë strukturat e policisë kufitare në vend në muajt në vazhdim.
Largimet nga detyra të punonjësve vijnë pak ditë pas lirimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako.





