Bashkia e Durrësit e ka ndryshuar projektin “Veliera”. Në projektin e ri është vendosur ruajtja e të gjithë zbulimit arkeologjik, konservimi dhe ekspozimi i tyre.
Kështu ka deklaruar i pyetur nga “DurrësLajm” kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili tha se vendimi i gjykatës po mban peng të ardhmen e këtij sheshi në qendër të Durrësit.
Për kreun e bashkisë së Durrësit vendimi i gjykatës nuk komentohet, por bashkia nuk do të bëjë asnjë hap pas.
“Sheshi i dha zgjidhje trafikut të rënduar, zgjidhi një problem shumë të madh siç ishin përmbytjet, dhe ka një vit që ka mbetur gërmadhë. Gjykata duhet t’i japë zgjidhje me vendim, dhe ne si bashki do të respektojmë çdo vendim në lidhje me këtë shesh”, tha Dako.
Kryebashkiaku tregoi edhe për ndryshimin e projektit, që sipas tij, i shërben komunitetit dhe turizmit.
Ndjekim reagimin e Dakos në videon më poshtë.
K.H.





