Pas ndryshimit të kreut të Prokurorisë së Tiranës disa ditë më parë, të tjera ndryshime kanë përfshirë organin e akuzës.

Mësohet se Valentin Preçi dhe Kaso Berberi, komandohen shefa seksionesh në Prokurorinë e Tiranës, të dy emra këta që vijnë nga brenda kësaj prokurorie.

Valentin Preçi komandohet shef i seksionit kundër pronës, kurse Kaso Berberi komandohet shef i ekzekutimeve të vendimeve penale. 

Në fillim të kësaj jave, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku iu ndërpre komandimi drejtuesit të organit të akuzës në Tiranë, Petrit Fusha dhe në vend të tij u caktua prokurori Dritan Rreshka.