Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zgjedhur një gazetare për ta vendosur në krye të burgut të grave në Tiranë.
Drejtoresha e re quhet Elona Demollari. Ajo ka punuar vite më parë në gazetën “Shekulli” ku ka mbuluar lajmet e sociales dhe të “show bizz” dhe më pas ka punuar si zëdhënëse për mediat e Avokatit të Popullit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Igli Totozani.
Demollari zuri vendin e Jetmira Sulajt e cila qendroi vetëm 3 muaj në detyrë si drejtore e burgut të grave.
Drejtuesit e rinj të burgjeve u shpallën një natë më parë nga Ministria e Drejtësisë.





