Të gjithë universitetet publike të vendit do të hapin dyert për të rinjtë, duke iu ofruar kurse falas të gjuhës angleze.
Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.
“Ky 6-mujor do të jetë 6-mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, tha Nikolla.
Ajo shtoi se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.





