Pas prezantimit të platformës së re të punësimit për infermierët, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”, mëngjesin e sotëm, kreministri Rama ka postuar një video, e cila tregon hapat e thjeshtë që duhet të ndërmerrni për t’u bërë pjesë e kësaj platformë.

"Mirmëngjes dhe me këtë video informuese mbi hapat e thjeshtë që duhet të merrni për tu bërë pjesë e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi reale në institucionet e sistemit shëndetësor sot, sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës, ju uroj një ditë të mbarë."-shkruan Rama në Facebook.