Ambasadorja e Care for Kosovo Kids dhe njëherësh fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka shkruar mesazh të veçantë, duke i ftuar të gjithë që t'i bashkohen iniciativës së komunitetit të BERZH.
Përmes një gjesti madhështor, Kelmendi ka dhuruar medaljen e saj të artë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri.
"Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bën krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj", ka shkruar Kelmendi në mesazhin e saj.





