Durrësi është rikthyer këtë fillim viti në vëmendjen e medieve botërore me dy foto të shkrepura nga fotografi Oleksandr Rupeta te "Sfinksi".

Vepra e realizuar rreth 2 vite më parë, në fund të Shëtitores Taulantia, duket se ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të durrsakëve dhe turistëve, por edhe fotografëve profesionistë, që kanë fiksuar momente nga dita e parë e vitit të ri 2018, pikërisht te “Sfinksi”.

Gazetari i vjetër durrsak Thanas Mustaqi ka postuar dy fotot që kanë bërë xhiron e medieve, duke i shoqëruar me komentin:

"1 janar 2018. Durrës (Jeta e përditshme në Shqipëri). Sfinksi i Durrësit tek “Brryli” është bërë hit në portalet ndërkombëtare. Ja një foto e 1 janarit 2018, që ka bërë xhiro në mediet botërore. 

People enjoy the first day of the New Year on the promenade of Durres, Albania on January 1, 2018. (Photo by Oleksandr Rupeta/NurPhoto via Getty Images)"