Situata me zjarrin në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës është përmirësuar, pasi rasti po shkon drejt izolimit. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa janë përqëndruar pranë zonave të banuara, me qëllim shuarjen e plotë të zjarrit, i cili mund të rrezikojë pronat e banorëve.
Nga ajri po punon një helikopter, i cili po vepron në ato zona që janë më të vështira për ndërhyrë. Tre vatra zjarri u shfaqën mbrëmjen e së mërkurës në Daias dhe në kodrat përreth tij. Zjarri përfshiu sipërfaqe me bimësi, ndërsa flakët masive dhe me intensitet të lartë u përhapën me shpejtësi.





