Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek Ardit Gjebrea, nëna e Leos ka treguar historinë e saj dhe të djalit të vogël, ku ka bërë apel për ndihmë.

Ajo çka ka prekur të gjithë, ishte letra që Leo i ka shkruar këtë fundvit Babagjyshit të Vitit të Ri. Mes rreshtave, shihet dëshira e djalit për t’u shëruar, për të studiuar dhe për t’u bërë dikush në të ardhmen.

Dhe kjo letër ka prekur edhe kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka ndjekur live gjithë rrëfimin.

Leon është befasuar me praninë e kryeministri Rama i cili ishte veshur si babagjyshi i Vitit të Ri. Ai i është afruar pa u zbuluar dhe i ka thënë se ka lexuar letrën e tij dhe tashmë do ti plotësojë dëshirën.

"Një taksi do të të presë çdo mëngjes kur zbret nga shtëpia dhe kur kthehesh në shtëpi, deri sa të mbarojë shkolla. Çdo ditë, merr edhe kukullën për motrën. Mbaje të gjithë thesin. Tani duhet të punojmë që të ngrihesh në këmbë, do të garantojmë një fizioterapist"– tha Rama.