Ngacmimet seksuale janë kryefjala e ditës në media, e sidomos kur bëhet fjalë për ngacmimet seksuale të politikanëve dhe aktorëve, që po shkaktojnë një tërmet të vërtetë.
Pikërisht në valën e këtyre denoncimeve, ish-banakierja e lokalit në Parlamentin anglez, 25-vjeçarja Alice Bailey tha se është ngacmuar seksualisht nga të paktën 30 deputetë.
Ajo punoi në lokal për të paktën katër vite dhe tha se deputetët pinin shumë alkool e disa prej tyre madje janë "pleq perversë".
"Ata mendonin se kishin shanse pasi unë isha një banakiere e re, kurse ata njerëz të rëndësishëm, që supozonin se unë isha e gatshme. Ishin të shpifur. Është patetike pasi thuajse të gjithë ishin të martuar dhe thuajse dy herë më të mëdhenj në moshë se unë".
Alice nisi të punonte si banakiere kur ishte 19 vjeç. Ajo tha se një deputet e luti për seks dy orë rresht, ditën e parë të punës. Ndërsa një deputet i moshuar, pasi piu 12 kriko e ndoqi nga pas në shtëpi dhe i futi duart.





