Trupi i pajetë i një burri që mbante veshur vetëm një palë çorape, është gjetur në një plazh në Gjirin e Whitley, North Tyneside, teksa temperaturat shënojnë nën -12°C  në të gjithë Britaninë e Madhe.

"Daily Mail" shkruan se policia lokale po kryen hetimet rreth kësaj ngjarjeje dhe një zëdhënës tha se vdekja momentalisht po trajtohet si e pashpjegueshme.

Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende dhe zona është e bllokuar nga forcat e policisë, të cilët kanë kërkuar nga banorë të zonës nëse kanë parë lëvizje të dyshimta.

Trupi u pikas sot rreth orës 8:20 të mëngjesit, nga një shëtitëse qensh.