Një përplasje mes bandave i ka kushtuar jetën një të moshuareje që është ndodhur në vendin dhe momentin e gabuar paraditen e sotme.
Ngjarja është regjistruar në Bari, Itali, ku një grua 84-vjeçare është përdorur si mburojë nga një 20-vjeçar, i cili duket se ka qenë shënjestra e atentatit.
Siç raportojnë mediet lokale, mbi të riun janë qëlluar 10 plumba nga një ose më shumë persona dhe njëri prej plumbave ka prekur 84-vjeçaren, ndërsa një tjetër të riun.
E moshuara ka humbur jetën në ambulancë, ndërkohë që 20-vjeçari me precedent penalë në fushën e drogës ndodhet i shtruar në spitalin e Barit.





