Shqiptarët vazhdojnë të sfidojnë sistemin e burgjeve në Angli. Së fundmi, një urim për Krishtlindje e kanë dërguar nga qelitë e tyre nëpërmjet një celulari të futur ilegalisht.

Tabloidi britanik The Sun ka publikuar edhe fotot që ata kanë hedhur në rrjetet sociale.

"Të burgosurit shqiptarë në Britani publikojnë fotot e tyre duke festuar darkën e Krishtlindjeve në qeli. Pamjet tregojnë tre burra në një qeli pranë një tavoline të ngarkuar me ushqime në “Home House” në Stockton-on-Tee, Co Durham", – shkruan The Sun.

3 të burgosurit shqiptarë e kanë shoqëruar foton me urimin: U urojmë gjithë shqiptarëve një Krishtlindje të gëzuar!

Njeri prej tyre mendohet të jetë Ramadan Doçi, i cili u dënua këtë muaj me 6 vjet burg për trafik droge. Shqiptarët kanë përdorur një telefon të paligjshëm. Shërbimi i Burgjeve tha se ata do të ndëshkohen.