Ditën e sotme, situata sinoptike në pjesën më të madhe e vendit paraqitet e kthjellët, ndërsa ekstremi jugor mbetet me vranësira e reshje të izoluara deri në mesditë kur kthjellimet dominojnë të gjithë territorin.

Të dielën, gjatë gjithë ditës, moti paraqitet kryesisht i kthjellët.

Dita e shtunë sjell rënie të temperaturave me 3 – 4°C në mëngjes, por vetëm rënie të lehtë në mesditë duke luhatur ekstremumet nga -5°C në 11°C.

E diela, sjell rritje të lehtë në mëngjes, por 2 – 3°C rritje në mesditë.