Gjatë një operacioni antiterrorist në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 29 persona të dyshuar për anëtarësim në organizatën terroriste DEASH.
Në mesin e të arrestuarve gjenden edhe shtetas të huaj, ndërsa gjatë operacionit morën pjesë rreth 500 policë.
Prokuroria shtetërore në Ankara dha urdhër për arrestimin e 46 personave të dyshuar. Siç mëson AA, deri tani janë arrestuar 29 të dyshuar.
Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe disa sende, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dokumente rreth planeve për sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri. Po ashtu, janë konfiskuar edhe disa dokumente të organizatës terroriste DEASH./AA