Ambasadorja e vendit tonë në SHBA Floreta Faber, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në New York, ku zjarri  shkrumboi një ndërtesë dhe kanë ndërruar jetë së paku 12 persona dhe të tjerë u plagosën.

Ambasadorja jonë thotë se ka ndjekur nga afër situatën duke qenë se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk ka njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur.

Postimi në “Facebook” i Ambasadores Floreta Faber:

– Nr emergjence: 347.241.44 34

202.758.9526

Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork. Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulta në minus 10° celcius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.

Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.

Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:

347.241.44 34 ose

202.758.9526

Në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi.

Floreta Faber

Ambasadore e RSH në SHBA