Një vajzë 33-vjeçare  ka humbur jetën pasi u burgos prej 15 vitesh në një dhomë 3 metra katrorë nga prindërit e saj, pasi besonin që vajza e tyre kishte një formë të sëmundjes mendore që e bënte të dhunshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Japoni ku autoritetet bëjnë me dije se Airi Kakimoto, 145 cm, ishte gjetur e ngrirë dhe e kequshqyer. 33-vjeçarja peshonte vetëm 19 kg, pasi ushqehej vetëm një herë në ditë nga prindërit e saj Yasutaka Kakimoto, 55 vjeç, dhe Yukari Kakimoto, 53-vjeç.

"Vajza jonë ishte e sëmurë mendërisht dhe prej moshës 16 ose 17 vjeçe u bë e dhunshme, kështu që e mbajtëm brenda në dhomë,"– citoi policia fjalët e prindëve. 

Ata shtuan një dhomë, e cila vëzhgohej nga 10 kamera  si dhe një derë të dyfishtë që mund të hapej nga jashtë, brenda shtëpisë së tyre e cila ishte e rrethuar me një gardh 2 metra të lartë, tha policia si dhe e pajisën atë me një tualet.

Prindërit gjetën të vdekur vajzën më 18 dhjetor, por ata raportuan vdekjen të shtunën.

"Ne donim të ishim së bashku me vajzën tonë,"-thanë ata për policinë.