Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta e naftëtarëve të cilët, pas përfundimit të takimit me ministrin, kanë dalë me një lajm të mirë.

Ndërkohë, në protestë ka shkuar edhe deputeti i Mallakastrës, Ismet Beqiri për të qetësuar disi situatën. Por protestuesit nuk e kanë pritur aspak mirë prezencën e tij, madje pati edhe nga ata që tentoi ta shtynte fizikisht.

"Haram e paçi votën tonë", është dëgjuar një prej protestuesëve.

Ndërkohë, deputeti nuk është larguar menjëherë dhe u është drejtuar turmës: "Nuk me provokon dot njeri mua".

Depueti i PS, Ismet Beqiri mori pjesë në mbledhje dhe deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e naftëtarëve ai do dalë në protestë me ta.

"Situata aktuale, ramë dakord për pagesën, që pagesat kompania do t’i paguajë ditën e nesërme. Edhe unë që po flas jam një nga naftarët, kam punuar me turne edhe unë. Edhe unë po të isha në vendin e tyre, këtu do isha dhe brenda ditës së nesërme nëse kompania nuk bën ekzekutimin e pagave edhe unë si përfaqësues i popullit do jem mes tyre", u shpreh deputeti i PS, Ismet Beqiri