Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë rreth orës 11:50. Sipas të dhënave nga sizmiologjia, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë dhe është ndjerë në Bulqizë dhe në Tiranë.

Lëkundjet janë ndjerë të fuqishme për shkak të thellësisë së vogël ku ra tërmeti, rreth 2 kilometra nëntokë.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar dhe për dëme materiale.