Ukraina dhe separatisët pro-rusë kanë finalizuar shkëmbimin e të burgosurve, ndërkohë që qindra robër kanë kaluar kufirin në mes të territorit të kontrolluar nga qeveria dhe zonës së kontrolluar nga separatistët.

Zyrtarët kanë thënë se 238 separatistë të mbajtur nga qeveria ukrainase u janë dorëzuar rajoneve Donetsk dhe Luhansk, ndërsa 74 ushtarë dhe civilë janë liruar nga separatistët duke i nisur drejt forcave qeveritare.

Më herët ishte planifikuar që 74 ushtarë dhe civilë ukrainas do të shkëmbeheshin me 306 separatistë pro-rusë deri në fund të ditës.