Gjykata e Shkodrës e refuzoi kërkesën e gjyqtares Izabela Radovani për t’u tërhequr nga çështja e Frederik Tatës, ndaj edhe asaj iu desh të kthehet sërish në sallën e gjyqit.

Por kur Tata, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni e pa në sallën e gjyqit ka nisur t’i flasë gjyqtares:

"Çfarë do ti këtu, a ke dhënë dorëheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund të më gjykosh mua".

Gjykatësja Radovani, vendosi të ndërpresë seancën e cila zgjati jo më shumë se 5 minuta, për zëvëndësimin e masës së sigurisë për Frederik Tatën.