Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore, të bëjnë kujdes të veçantë sidomos: 

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:

  • E bën rrugën më të padukshme;

  • Ul shikueshmërinë;

  • Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;

  • Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

  • Zvogëloni shpejtësinë;

  • Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;

  • Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;

  • Mbani krahun e djathtë;

  • Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;

  • Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku,

  • Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës.

  • Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

  • Mos lëvizni nga vendngjarja,

  • Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe 129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr.127 ose 112 (në Tiranë), 128 Zjarrfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë.

  • Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja.

  • Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;

  • Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave.

  • Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia.

  • Përdorni mjetet e ndihmës së parë.

  • Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.

Në raste ku në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, shërbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.