10 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga mesnata në Italinë Qendrore.

Sipas asaj që raportojnë mediet e vendit fqinj, tërmetet kanë qenë përgjithësisht me magnitudë të ulët.

Në Amatrice tërmeti ka qenë me magnitudë 2.7, kurse në Arquata del Tronto me magnitudë 2.6. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës.

Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.