Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli në rrugë kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe në fluturime në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Shumë drejtues mjetesh mbetën për orë të tëra të bllokuar në Northamptonshire, ndërsa një aksident i ndodhur në rrugë, ku u përfshi një kamion, bëri që e bllokuar të mbetej edhe autostrada.
Në aeroportin e Stansted pasagjerët u detyruan që të qëndronin të me orë të tëra në pritje për shkak se fluturimet u pezulluan dy herë, në mënyrë që të pastrohej dëbora në pistën e avionëve. Sipas BBC, shumë fluturime u shtynë dhe më shumë se 30 fluturime janë anuluar.
Shumë udhëtarë u ankuan në rrjetet sociale, pasi mbetën për orë të tëra të bllokuar në avionë në tokë.
Në Midlands, juglindje të Anglisë dhe Uellsit më shumë se 4 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike, megjithatë për shumë abonentë energjia është rikthyer.