Kanadaja po përjeton një valë e të ftohtit ekstrem të paprecedentë, dhe me shumë mundësi do të përfshijë pothuajse gjithë territorin dhe ka gjasa të zgjasë deri në fillim të muajit janar.

“Vala e ftohtit e shënuar kaq gjatë dhe mbi një kohëzgjatje kaq të madhe nuk është regjistruar kurrë më parë”,tha media meteorologjike e agjencisë federale, Mjedisi Kanada, Alexandre Parent.

Sipas meteorologut, këto nuk janë domosdoshmërisht temperaturat normale dhe i ftohti i shoqëruar me erëra po thyen rekordet dhe mund të arrijë deri në -50 gradë Celsius në veri të Ontarios (qendër të Kanadasë), por më tepër shtrirja e valës së të ftohtit dhe kohëzgjatja në kohë.

Agjencia federale publikoi paralajmërime të të ftohtit ekstrem që lidhet me një kalim të rrymave arktike për provincat e Kebekut, të Ontarios, Manitobas, Saskatchewan dhe Albertas si dhe buletine meteorologjike speciale për Brunswick e Ri (lindje), Skocinë e Re (lindje) dhe Kolumbinë britanike (perëndim), përcjell Atsh.

“Paralajmërimi i të ftohtit ekstrem është lëshuar përderisa i ftohti ekstrem apo temperaturat shumë të ulëta përfaqësojnë një rrezik të shtuar për shëndetin (ngrirje, hipotermi)”,saktësoi Mjedisi Canada në web e tij.

“Jemi nën 10 deri në 20 gradë Celsius nga temperaturat normale të stinës”,vijoi I njëjti burim.

Gjithashtu, erëra të forta mund të arrijnë deri në 120 kilometra në orë shoqëruar me temperatura të ulëta që kanë ndikuar në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në rreth 160 000 shtëpi në Skocinë e Re (lindje), ose rreth një të tretën e klientëve të provincës.