Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar të martën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit për dy deputetët, Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI).
Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, prokuroria kërkon heqjen e mandatit sepse dyshon se deputetët kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e vetëdeklarimit.
Në rast se KQZ pranon kërkesën e prokurorisë, numri i politikanëve (deputetë e kryebashkiakë) të cilët janë prekur nga ligji i dekriminalizimit shkon në 7 deputetë e kryebashkiakë dhe 6 këshilltarëve bashkiakë.
Tre deputetë janë dorëhequr:
- Arben Ndoka (PS) në shtator të 2015
- Dashamir Tahiri (PDIU) në dhjetor të 2016
- Armando Prenga (PS) në shkurt të 2017.
Dy deputetë dhe një kryebashkiak humbën mandatët:
- Shkëlqim Selami
- Dashamir Tahiri
- Elvis Rroshi ish-kryebashkiak i Kavajës
Po në shkurt 2017, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatet e 6 këshilltarëve bashkiakë që kishin probleme më të shkuarën:
- Gani Hida Bashkia Elbasan
- Robert Dajani Malësi e Madhe
- Rrok Rroku Lezhë
- Zija Mema Rrogozhinë
- Muharrem Shkjau Shkodër
- Tomorr Prrenjasi Maliq
Disa nga kërkesat e prokurorisë për heqjen e mandatit, KQZ nuk i ka miratuar.
Për deputetët:
- Tom Doshi (PS)
- Vladimir Kosta (PS),
- Spartak Braho
Kryebashkiakët:
- Tërmet Peçi (PS)
- Adriatik Zotkaj (PD)
Ligji i dekriminalizimit u miratua në dhjetor 2015, me konsensus midis të gjitha forcave politike duke marrë 131 vota pro dhe asnjë kundër. Ky ligj ndalon përfshirjen në pozicione politike dhe publike të individëve të dënuar për vepra penale. /Exit.al





