Trupi i pajetë i 23-vjecarit shqiptar, Florenc Beqiraj që humbi jetën në Marsejë të Francës është nisur drejt Shqipërisë aty ku ai do të prehet. Trupi i pajetë është nisur nga Marseja në Gjermani në rrugë tokësore, ndërsa do të sillet me avion nga Gjermania drejt Tiranës.
Arkivoli është mbuluar me flamurin e Shqipërisë teksa të shumtë janë shqiptarët që janë mbledhur për të shoqeruar trupin e pajetë të Florencit drejt aeroportit.
Në videon e mëposhtme janë momentet e daljes së trupit të viktimës nga morgu i spitalit të Marsejës.





