Një 52-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga nipi i saj 5-vjeçar, i cili ka lëvizur makinën e parkuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pobrat të qytetit të Beratit, rreth orës 11:50 të ditës së sotme.
INFORMACION PARAPRAK
Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë.
Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen
D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





