Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash pasi shtetasia T.M, 43 vjeçe, i ka vënë flakën vetes duke u lyer me benzinë.
Bashkëshorti i saj shtetasi G.S, 49-vjeç, ka tentuar për të fikur flakët, por është djegur dhe vet.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik, Berat dhe të dy këta shtetas po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se shtetasja T.M, vuan prej kohësh nga depresioni.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





