Kylian Mbappe zbulon një prapaskenë shumë të rëndësishme të merkatos. Talenti francez në një intervistë ka theksuar se për tu bërë pjesë e Paris Saint Germain verën e kaluar ka refuzuar një ofertë të shkëlqyer që i ka ardhur nga Reali i Madridit.

Kartoni i Mbappe i kushtoi parizienëve 180 milionë Euro. "PSG është skuadra e qytetit tim, ndërsa Neymar vlen po aq sa Cristiano Ronaldo dhe unë dëshiroja të luaja në një ekip me brazilianin", deklaroi Mbappe.

Për përballjen në 1/8-at e Championsit mes Los Blancos dhe Parisit, Mbappe shtoi: "Do të shkojmë në Bernabeu për ti dërguar një mesazh botës së futbollit".