Rikthehet sërish çështja e evazionit fiskal për Kristiano Ronaldon. Gazeta katalanase "Mundo Deportivo" ka publikuar deklaratën e njërit prej punonjësve të Thesarit, i cili kërkon burg për yllin e Realit të Madridit.
Deklarata e fortë vjen për shifrën e lartë që Ronaldo i ka fshehur institucionit spanjoll. Bëhet fjalë për 15 milionë euro.
"Në një situatë normale, Kristiano Ronaldo duhet të përfundonte në burg.Realisht, kemi njerëz që kanë përfunduar pas hekurave sepse kanë fshehur 125 mijë euro. Këtë herë shifra është shumë e lartë dhe dëmi ekonomik i madh. Ronaldo ka përdorur parajsat fiskale për të shmangur taksat mbi të ardhurat nga imazhi", thotë Karidad Gomez.





