Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Durrës – Kavajë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Sipas pamjeve të publikuara, duket se njëra prej makinave është dëmtuar shumë, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurve të cilët ndodhen në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.