Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore një person nga Durrësi, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident duke u përplasur me një tjetër makinë.

Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve të Policisë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi Skënder. Gj, 64 vjeç, banues në lagjen nr. 11 në Durrës.

Rreth orës 18:00 në aksin rrugor Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e Kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Honda”, me drejtues shtetasin S.D., 33 vjeç, banues në Mat. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S., 53 vjeç, banues në Mat.

Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, dhe ka rezultuar i dehur me masën 0.72 mg/l.

Ndaj tij tanimë rëndojnë 2 akuza: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.