Sot në shumicën e vendit priten reshje të dobëta, ndërsa në Veri mesatare, deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 14 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C në vendet malore: 1 °C / 7 °C.

ERA

Ajo do të forcohet sidomos në bregdet, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë, ndërsa në det gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

1

2