Dyqind e pesëdhjetë e pesë persona arritën të shpëtoheshin mbrëmë në Mesdheun Qendror, sipas Ministrisë italiane të Infrastrukturës dhe Transportit.

Ajo shtoi se gjithçka ndodhi gjatë tre operacioneve të veçanta të shpëtimit, të koordinuara nga Qendra e Operacioneve të Rojes Bregdetare italiane.

Migrantët, të cilët gjendeshin në bordin e një gomoneje dhe në dy anije të vogla, u shpëtuan nga një njësi e shpëtimit të Forcave Detare Mesdhetare të Bashkimit Evropian, Eunavfor Med dhe nga një anije e një OJQ-je, përcjell Atsh.