Një djalë i ri po hetohet nga Prokuroria e Tropojës pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 37-vjeçar me banim në Kosovë. Ky i fundit pretendon se vajza e tij e mitur ka ikur nga shtëpia për të ndenjur me tropojanin, por kjo e fundit e rrëzon pretendimin e babait të saj.
Burimet nga komisariati i policisë Tropojë thanë se më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.Z, vjeç 21, banues në fshatin Begaj, pasi dyshohet se më datë 24.12.2017, shtetasi S.A., vjeç 37 banues Kosovë, kallëzon se është larguar nga shtëpia vajza e tij A.A, vjeç 14, banuese në Pejë.
Por vajza e mitur e 37-vjeçarit ka deklaruar në polici se është larguar me dëshirë nga shtëpia.





