Një i ri ka humbur tragjikisht jetën këtë të martë në qytetin e Fierit, në një aksident me makinë. Viktima është një 26-vjeçar me iniciale J.I, banues në Fier. Ai gjeti vdekjen rreth orës 18:00, në fshatin Baltëz.

Sipas burimeve zyrtare, i riu lëvizte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin duke goditur betonin e mbikalimit të autostradës. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.