Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për shtetasin G.H. 43 vjeç, i cili në datë 24 dhjetor plagosi me sende të forta një 53-vjeçar.

Një ditë më parë, DurrësLajm, duke iu referuar burimeve policore raportoi për një konflikt mes dy personave që degjeneroi deri në përdorimin e sendeve të forta, e për pasojë njëri prej tyre përfundoi në spital.

Personi që mbeti i plagosur, shtetasi A.D. vazhdon të mbetet akoma në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të lëndimeve dhe hematomave të krijuara nga goditjet.

Dhunuesi G.H. akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.