Apeli i Krimeve të Rënda ka shfuqizuar ditën e sotme, masën ndaj Saimir Tahiri që i ndalonte daljen jashtë vendit.

Teksa dilte nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm u shfaq i qeshur pas ndryshimit të masës ndaj tij.

Tahiri ka uruar festat teksa nuk u përgjigj për pyetjen nëse, tani që iu rikthye pasaporta a do të dalë jashtë Shqipërisë.

"Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi," ishin fjalët e vetme të ish-ministrit për mediat.